Egjipti dërgon armë në rajonin e trazuar të Bririt të Afrikës (fotot)

29/08/2024 18:04

Kairo ka paralajmëruar më herët se nuk do të tolerojë pushtimin e territorit të Somalisë, mes tensioneve me Etiopinë fqinje.

Egjipti ka kryer dërgimin e parë të armatimeve për Somalinë pas gati katër dekadash, njoftonte sot agjencia Reuters, duke cituar tre burime diplomatike, përfshi dhe të qeverisë së Somalisë.

Zhvillimi i vrazhdë vjen mes një konflikti detar të Mogadishu me Etiopinë fqinje.

Zyrtarët që flisnin në kushte anonimati thanë se dy avionë ushtarakë të Egjiptit mbërritën në aeroportin e kryeqytetit somalez Mogadishu, mëngjesin e sotëm, të mbushur me armë e municione.

Kairo në janar në nënshkruar një marrëveshje mbrojtjeje me Mogadishu për forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendit afrikano-lindor, ndërsa presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi kishte thënë se vendi i tij nuk do të tolerojë kërcënimin e sigurisë së Somalisë apo shkeljen e territoreve të saj.

Operacioni vjen pas një apeli të qeverisë somaleze për ndihmë ndërkombëtare, pasi Etiopia kishte arritur një marrëveshje me rajonin separatist somalez Somaliland për dhënien ‘me koncesion’ të 20km tokë bregdetare. Etiopia është e rrethuar nga toka dhe marrëveshja e janarit i lejonte mundësinë e ndërtimit të një baze detare me akses në Detin e Kuq.

Koncesioni duhet të vijë në këmbim të njohjes së pavarësisë së Somaliland nga Etiopia, sipas burimeve.

Mogadishu konsideron Somaliland pjesë e territorit të tij edhe pse rajoni ka deklaruar pavarësinë ‘de facto’ në vitin 1991. Qeveria e konsideron marrëveshjen e bregdetit si “agresion dhe kërcënim të sovranitetit”.

Kairo asokohe u zotua për mbështetje ndaj Somalisë, ndërsa vetë është i përfshirë në debatin me Etiopinë për mbushjen dhe operimin e Digës së Madhe në Nilin Blu, duke akuzuar Addis Ababa si forcë destabilizimi rajonal.

Ndërsa Etiopia ka thënë se misioni i Egjiptit është kërcënim për Afrikën Lindore në një kohë që shqetësimet e saj nuk janë dëgjuar prej tij.

FOTO GALERI
2/3
Kairo në janar në nënshkruar një marrëveshje mbrojtjeje me Mogadishu për forcimin e kapaciteteve ushtarake

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA