Sherri në Palasë/ 42-vjeçari goditet me sende të forta, shpallen në kërkim 2 persona, pamjet u bënë virale në rrjet

27/08/2024 09:20

Një sherr masiv ka ndodhur në Palasë një natë më parë.

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dhunuan me grushte, shqelma dhe sende të forta një 42-vjeçar.

Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA