Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje për 50 të akuzuarit e grushtit të shtetit në R.D. të Kongos (fotot)

27/08/2024 19:02

Prokurorët në Republikën Demokratike të Kongos kanë kërkuar sot dënim me vdekje për të gjithë 50 të akuzuarit, mes të cilëve dhe tre amerikanë, për një tentativë të supozuar grushti shteti tre muaj më parë.

Prokurori ushtarak kolonel Innocent Radjabu kërkoi dënim me vdekje për të gjithë të akuzuarit përveç njërit, të cilët mëngjesin e 19 majit sulmuan shtëpinë e ministrit të ekonomisë Vital Kamerhe para se të zhvendoseshin në ndërtesën ‘Palais de la Nation’ ku gjenden zyrat e presidentit Felix Tshisekedi.

Disa orë pas nisjes së tentativës së gushtit, ushtria tha se forcat e sigurisë kishin ndaluar kriminelët.

Komploti besohet se drejtohej nga Christian Malanga, një kongolez me shtetësi amerikane, që u vra nga forcat e sigurisë, tha gjenerali Sylvain Ekenge.

Mes të gjykuare në gjykatën e Kinshasa janë tre vetë me shtetësi amerikane, përfshi dhe të birin e drejtuesit të puçit, Marcel Malanga.

Mes tyre përfshihen gjithashtu një qytetar belg, një britanik e një kanadez, të gjithë me origjinë nga Kongo.

Gjyqi pazakontë ka nisur më 7 korrik në burgun e Ndolo, ku mbahen të gjithë të akuzuarit.

Akuzat e tyre përfshijnë “sulm, terrorizëm, armëmbajtje pa leje, zotërim municioni, tentativë vrasjeje, pjesëmarrje në grup kriminal e financim terrorizmi”, sipas dokumenteve të raportuara nga rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/3
Prokurori ushtarak kolonel Innocent Radjabu kërkoi dënim me vdekje për të gjithë të akuzuarit përveç njërit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA