Grupimi politik mori kritika për emërimin publik të rreth 150 figurave ose enteve politike e ekonomike, mediatike, ku përfshiheshin gazetarë, rabinë apo kompani si Ahava e SodaStream
Zhvillimi vjen teksa Partia e Re Komuniste në Itali ka publikuar një listë ku ata pretendojnë se identifikojnë individë në Itali që mbështesin Izraelin dhe politikat e tij, shkruan rrjeti hebre JewishNews.
Në listnë e partisë shihet titulli “Organizata e Agjentëve Zionistë në Itali”, ku shihen emra hebrenjsh, izraelitësh dhe politikanësh italianë, ose të tjerë në media, biznes, teknologji ose ushtri.
Lista është e ndarë në disa seksione ku përfshihen kompani izraelite sigurimesh ose financash në Itali, ndërsa një tjetër pretendon të prezantojë “përfaqësuesit sionistë në median italiane”, në partitë politike italiane, si dhe “kompani imobiliare izraelite në Itali”.
Mes të listuarve shihen profesorë, ish-ambasadorë, kreu i Komunitetit Hebre të Romës, Riccardo Pacifici; krye-rabini i Romës, Riccardo Di Segni, dhe ai i Milanos, Alfonso Pedatzur, e të tjerë.
Partia e re Komuniste italiane i referohet të gjithë atyre si “agjentë sionistë që duhet dënuar e luftuar”, teksa shtonte se “entitetet sioniste janë gjithashtu pjesë integrale e Republikës Papale”, duke iu referuar rajoneve si qendrore si Lazio, Marche, Umbria, Romagna e një pjesë e Emilia.
Shkrimi shton se “ndjekja e sionistëve të fshehtë në Itali është ende i kufizuar, sepse fondet e tyre të investimeve, bankat, spekulatorët e bizneset e tyre fshihen falë kompanive amerikane dhe zyrave që i mbajnë në parajsa fiskale”.
Komunistët e rinj shtonin se “niveli i infiltrimit të sionistëve në Itali është i lidhur me kamuflimin në sektorë të ndryshëm, shpeshherë okult (me veprime nga Mossad ose grupe paramilitare izraelite), kompani guaska dhe individë në institucionet tonë që ata mbajën në bordero”.
Prandaj ata shtonin se kjo “duhet dënuar e luftuar” dhe lexuesit duhet të kontribuojnë për këtë.
Veprimi grupit të majtë u dënuan nga politikanët si Ignazio La Russa, bashkëthemelues i Fratelli d’Italia në pushtet:
“Është diçka serioze që publikohen emrat e mbiemrat e politikanëve, sipërmarrësve duke i quajtur ‘fajtorë’ se mbështesin Izraelin”.
Qendra e lobit hebre Simon Wiesenthal dënonte aktin në rrjetin Twitter/X: “Partia komuniste publikon listën e atyre që quan ‘fajtorë’ se mbështesin Izraelin, duke e quajtur këtë mbështetje ‘krim’, dhe kjo është thellësisht antisemite”.
Pamfleti me datë 22 gusht i referohej gjithashtu “luftës kundër organizatave sioniste dhe agjentëve të tyre në Itali”, për të mbështetur popullin palestinez nga agresioni dhe “çlirimin e Italisë nga grupet imperialiste të huaja e italiane, veçanërisht nga protektorati NATO-SHBA”.
Logo e faqes së Partisë KOmunsite sihhet qartësisht në fotot e publikuara, shkruan rrjeti hebre JewishNews.
Top Channel