Një ligj iri i qeverisë talibane në Afganistan raportohet se ndalon “miqësinë me jobesimtarët apo asistencën ndaj tyre.”
Ligji i çuditshëm vjen në një kohë kur ka një përfshirje të shtuar diplomatike të qeverisë së Afganistanit me Perëndimin, në kërkim të ndihmave ekonomike e humanitare prej tyre.
Ligji i ri vendos gjithashtu kufizime të reja shoqërore dhe personale mbi paraqitjen e sjelljen.
Veçanërisht tërhiqte vëmednje Neni 20, ku përmendet miqësia me jo-besimtarët (per t’u evituar) teksa policia e moralit udhëzohet të parandalojë sjellje që i ngjajnë zakoneve apo paraqitjeve perëndimore.
Megjithë dekretet kufizuese, talbanët nga ana tjetër vijojnë të presin e të përcjellin zyrtarë të shumtë të vendeve perëndimorë në Kabul, dhe vende jo-muslimane si Kina e Rusia janë aleatët e tyre kryesorë.
Në dekretin e fundit përfshiheshin gjithashtu kufizime ndaj grave që tregojnë fytyrën e tyre në publik, në kuadër të nismës së “luftës ndaj vesit dhe promovimit të virtytit”, që është ratifikuar nga lideri i vendit Hibatullah Akhundzada.
Gjithashtu “zëri i grave në publik nuk duhet të jetë i lartë dhe ato nuk duhet të dëgjohen të këndojnë, recitojnë apo të lexojnë në publik”, sipas udhëzimeve qeveritare.
Ndërsa Abdul Kabir, zv. kryeministri Taliban përmendte dje rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Perëndimin.
Kontradikta mes kufizimeve në vend dhe hapjeve diplomatike me vendet e tjera, ngre dyshime për qëllimet e vërteta të zyrtarëve, sipas ekspertëve skeptikë ne Perendim, shkruan amutv.com.
Top Channel