Dy gazetare vriten nga sulmi ajror me dron në rajonin kurd të Irakut (fotot)

24/08/2024 19:22

Gazetarë e aktivistë ishin mbledhur sot në Sulaimaniyah, qendra e rajonit autonom kurd të Irakut, për të protestuar vrasjen e dy grave gazetare në një sulm me dron që besohet se është kryer nga Turqia.

Por ministria turke e mbrojtjes tha se “nuk kishte qenë ushtria turke” që kishte kryer sulmin, pasi u kontaktua nga rrjeti AFP.

Shërbimi anti-terror në kryeqytetin kurd Arbil tha fillimisht se viktimat ishin luftëtare të Partisë Punëtore Kurde, por zyrtarët e qytetit të dytë më të madh Sulaimaniyah deklaruan se ato ishin gazetare.

Një zyrtar kurd sigurie tha për rrjetin AFP me kushte anonimati se “droni që me shumë gjasa i përket ushtrisë turke, goditi automjetin ku po udhëtonin dy gazetaret”, në lindje të Sulaimaniyah.

Ndërsa raportimet nga Arbil thonin se droni i ushtrisë turke “goditi automjetin e luftëtarëve kurdë, duke vrarë një luftëtar, një zyrtar të partisë dhe shoferin e tyre”.

Sot drejtuesja e sindikatës së gazetarëve në Sulaimaniyah, Karouan Anwar, tha se dy gratë që ishin vrarë “njiheshin që punonin me gazetarinë dhe mediat”.

Producenti i rrjetit kurd CHATR, Kamal Hama Ridha, tha se i kishte punësuar gazetaret, nga të cilat njëra ishte rezidente në Sulaimaniyah, dhe tjetra kurde nga Turqia.

Kreu rajonal i rajonit kurd, Qubad Talabani, e përshkruante sulmin si një “krim të pajustifikueshëm” dhe si “shkelje flagrante e sovranitetit të Irakut”.

“Viktima të një sulmime dron … mbetën dy gazetare që nuk ishin të asnjë force të armatosur dhe nuk përbënin kërcënim ndaj sigurisë e stabilitetit të asnjë vendi në botë”, tha Talabani.

Turqia sulmon prej dekadash Partinë Punëtore Kurde në veri të Irakut, që e ka shpallur terroriste, ashtu si dhe BE e SHBA, megjithe kritikat per forcën jo-proporcionale dhe viktimat civile./AFP/

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA