Trupi i murgeshës të varrosur në Missouri që nuk dekompozohet pas pesë vjetësh mahnit besimtarët në SHBA (fotot)

23/08/2024 21:53

Një grup ekspertësh nuk ka arritur të shpjegojë përse një murgeshë e varrosur në shtetin amerikan të Missouri në 2019, ende nuk është dekompozuar, njoftonte sot dioqeza e Kansas City.

Motër Wilhelmina Lancaster, themeluese e urdhrit të Benedictines of Mary, vdiq në 29 maj, 2019.  Por kur trupi i saj u zhvarros në 2023, ishte i ruajtur në mënyrë të pazakontë edhe pse nuk ishte i balsamosur dhe i vendosur në një arkivol të thjeshtë të drunjtë,i cili ishte dekompozuar.

Zbulimi ka ngjallur një interes të veçantë dhe vizita pelegrinazhi nga besimtarët në qytezën  Gower, Missouri, ku trupi i Lancaster është vendosur tashmë në shfaqje.

Çudia sa vinte e shtohej prandaj peshkopi James V. Johnston pajtoi një grup ekspertësh për të hetuar risinë. Pas ekzaminimeve ata arritën në konkluzionin se ngjarja ishte shumë “atipike” duke pasur parasysh kohën e gjatë të kaluar pas vdekjes.

Përveç ekzaminimit të trupit grupi inspektoi dhe arkivolin dhe intervistoi dëshmitarë të varrimit të saj në 2019 dhe zhvarrosjes në prill 2023.

Në raportin e tyre final grupi theksonte se gjendja e Motër Wilhelmina nuk tregonte shenja dekompozimi, megjithëse arkivoli ishte dekompozuar krejtësisht.

Testime të tokës gjithashtu nuk jepnin motive bindëse për një parandalim të mundshëm të dekompozimit, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Në traditën katolike apo ortodokse, ruajtja e trupit pas vdekjes pa u dekompozuar shpesh lidhet me fenomenin shpirtëror të “pakorruptueshmërisë”.

Lancaster nuk ishte përshkruar ndonjëherë si “e pakorruptuar” por përfaqësues të urdhrit katolik ‘Benedictines of Mary’, i themeluar nga e ndjera Lancaster, thanë për rrjetin Fox News se ndjeheshin “të lartësuar” nga interesi për themeluesen e e organizatës së tyre dhe do të vijonin me procesin e kanunizimit të saj kur të vinte koha.

Trupi i murgeshës mbetet tashmë në një kuti xhami në sallën e kishës, ku mund të shihet çdo ditë nga besimtarët.

“Jemi të lumtur të mirëpresim të ftuar që kërkojnë çdo ditë bashkëveprim me të”, thuhej në faqen e internetit të urdhrit, duke shtuar se prej praktikës kanë ardhur shumë dëshmi shërimi e mirësie.

“Jemi të përulur ndaj Zotit për dëshminë që Motër Lancaster po i jep komunitetit, Kishës dhe të gjithë botës”, shtohej në deklaratë.

FOTO GALERI
2/5
Por kur trupi i saj u zhvarros në 2023, ishte i ruajtur në mënyrë të pazakontë edhe pse nuk ishte i balsamosur dhe i vendosur në një arkivol të thjeshtë të drunjtë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA