Qëllohet ne armë në drejtim të një automjeti tip “Audi” të blinduar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrenxa, njësia Bushat e bashkisë Vau i Dejës.

Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA