Bloomberg publikoi telefonatën e tij me të dërguarin e Trump, reagon këshilltari i Putin: Dikush po na dëgjon dhe po nxjerr informacion, por jo…
Një gjykatë në Bangladesh ka lënë sot në paraburgim dy gazetarëve të regjimit të sapo rrëzuar, një ditë pas arrestimit të tyre në aeroportin e Daka teksa tentonin të fluturonin drejt Stambollit.
Çifti i martuar Shakil Ahmed e Farzana Rupa u arrestuan në lidhje me vrasjen e një protestuesi gjatë trazirave që sollën përmbysjen e qeverisë së ish-presidentes Sheikh Hasina
Dyshja që më parë punonin në rrjetin privat televiziv Ekattor TV, akuzohen për nxitje dhune në lidhje me vrasjen, shkruan rrjeti AFP.
Regjimi i Hasina është akuzuar gjerësisht nga kritikët për shtypje të disidentëve e kritikëve, përfshi dhe gazetarët.
Ahmed e Rupa janë gazetaret e parë që arrestohen nga administrata e re që ka ardhur ne vend, e drejtuar nobelisti Muhammad Yunus.
Dhjetra njerëz të mbledhur rreth gjykatës në kryeqytet thërrisnin slogane ku kërkohej që Ahmed e Rupa “të goditeshin me këpucë”, prej mbështetjes së tyre të verbër për qeverinë e Hasina, duke bërë thirrje për dhunë ndaj protestuesve .
Protestat e studentëve në vend, të nisura prej korrikut kundër kuotave të vendeve të punës në administratë, u zgjeruan në lëvizjen kombëtare që solli rrëzimin e qeverisë.
“Ata nxitën dhe mbështetën masakrat e kryera nga qeveria,” tha sot avokati vendas Omar Faruque Faruqui, duke iu referuar më shumë se 450 të vrarëve nga policia në javët para largimit të Hasina nga vendi më 5 gusht. Ajo fluturoi me helikopter drejt Indisë fqinje./AFP/
Top Channel