Nga Clint Eastwood apo Cher, tetë qentë që janë imazhi identik i disa prej figurave më të njohura të ekranit (fotot)

21/08/2024 21:43

Shumë psikologë tonë se qentë janë në fakt ‘pasqyra e të zotit’, por edhe me persona që nuk kanë asnjë lidhje disa nga kafshët e dashura shtëpiake tregojnë ngjashmëri që kanë habitur audiencat në rrjet.

E përditshmja britanike TheSun tregonte disa përshtatje të qenve shtëpiakë me fytyrat të famshmëve që po bëjnë xhiron e rrjetit, duke zbavitur përdoruesit me komente pozitive ose negative për personazhet, në varësi të opinionit të tyre.

Një nga kafshët më të famshme ishte ky qen që dukej si sozia e aktorit të vjetër Richard Gere, tashmë 74 vjeç.

Një tjetër qen dukej se përshtatej me shprehjen e fytyrës së presidentit rus Putin, dhe një tjetër flokëgjatë dukej sikur ‘të ishte lindur’ nga ish-këngëtarja 78 vjeçare Cher.

Të tjera përshtatje e krahasime bëheshin nga rrjeti Reddit ku katër-putroshët viheshin përkrah ‘sozive’ të tyre të skenës e ekranit, për të pikasur ngjashmëritë.

Përveç kafshëve, redaktorët e rrjetit kishin përshtatur gjithashtu piktura ose panorama me persona që gjendeshin në afërsi të tyre, në të tjera koincidenca zbativëse ose të çudtishme, sipas rastit.

Per shembull në Britani ishte zbuluar Heidi Agan si sozia më realiste e dukeshës së mistershme Kate Middleton, pasi u mësua se punonte si impresionuese e mbretërores prej disa vitesh.

Ndërsa amerikani Ross Duffin u bë i famshëm në Kaliforni prej ngjshmërisë së tij me protagonistin e një pikture të Jan van Bijlert në muzeumin e Pasadena.

Në fotogalerinë e mëposhtme gjeni një seri imazhesh që provokojnë kujtesën e rrethanat për koincidencat e kujtesës tonë nder vite …

FOTO GALERI
2/9
Pershtatja kanine per reperin Snoop Dog

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA