Sulmet ukrainase ‘alarmojnë’ Kremlinin, Putin ashpërson masat, i jep shtetit të drejtën të marrë kontrollin e bizneseve të pambrojtura nga dronët 24/08 21:13
Një avion C210, me tre persona në bord, u rrëzua sot në rajonin Enkotakota të Malavisë, duke lënë dy persona të vdekur.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministri i Informacionit të Malavisë, Moses Kumkuyu, avioni privat u rrëzua menjëherë pas ngritjes dhe përfundoi në ujërat e liqenit Malawi (i njohur edhe si Nyasa).
Ai sqaroi se tre pasagjerët, piloti dhe dy udhëtarët, ishin shtetas të shteteve të tjera.
Një pasagjere holandeze u shpëtua nga peshkatarët që nxituan në vendin e përplasjes. Gruaja është transportuar në spital, pa rrezikuar jetën, sipas ministrit. Ndërkohë kërkimet për dy personat e zhdukur po vazhdojnë.
Top Channel