Fëmija vetëm 2 vjeç plagos rëndë partnerin e nënës, shkrepi armën kur… (Fotot)

21/08/2024 18:11

Një bebe dy-vjeçare raportohet se ka qëlluar me pistoletë një burrë në Chesterfield, Virginia duke e lënë atë të plagosur rëndë, konfirmonte policia për rrjetin CBS 6 News.

Zyrtarët shtonin se burri kishte ardhur të vizitonte të dashurën e tij por kishte lënë pistoletën në një vend ku mund të arrihej nga fëmija.

“Duket se viktima po përgatitej të largohej dhe vendosi për një çast pistoletën në një karrige aty pranë, ku fëmija pak më shumë se dy vjeç, arriti ta merrte”, shkruante në një email policia e Chesterfield. “Aksidentalisht fëmija e shkrepi armën duke qëlluar ndaj viktimës. Bebja nuk është plagosur teksa hetimet vazhdojnë”.

Policia tha se viktima është i dashuri i nënës së fëmijës, dhe u dërgua në spital në gjendje serioze.

Lisa Wood, e cila jeton në anën tjetër të rrugës, tha se e kishte parë fëmijën pak pas ngjarjes.

“Unë shkova më pas në shtëpi dhe ai ishte ulur aty si një fëmijë normal. Nuk dukej i shqetësuar apo diçka e tillë, kishte ende një buzëqeshje”, tha fqinja.

Të gjithe banorët e afërt folën me rrjetin CBS 6 duke uruar rikuperimin e viktimës e duke shprehur zhgënjimin për aksidentin e pafat.

“Gjëra të këqija ndodhin kur nuk veprohet me përgjegjësi me sendet e tua. Shpresojmë që i plagosuri të rikuperohet , është shumë e trishtë,” tha fqinja Lisa Wood.

Ajo shtonte se ishte e fokusuar të ndihmonte familjen.

“Dua të tregoj mbështetje për ta sepse është një moment i vështirë. Megjithëse unë nuk jam pjesë e kësaj e di se ajo ndjehet shumë keq. Do t’i jap të gjithë mbështetjen e mundshme”, tha gruaja per mediat.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA