Deti bëhet i kuq në një ishull iranian, ja çfarë thonë ekspertët për fenomenin
Pamje shokuese të publikuara sot tregonin momentet kur një raketë ka shpërthyer në një masiv zjarri disa sekonda pas testimit të ndezjes në kozmodromin e ri të Britanisë.
Raketa me nëntë motorë shpërtheu në portin hapësinor SaxaVord në ishujt Shetland në veri të Skocisë, ku flakët e nisura nga fundi i raketës më pas përfshinë të gjithë mjetin.
Kompania operuese gjermane Rocket Factory Augsburg tha se do të rinisë menjëherë operacionet “sapo të jetë e mundur” pas testit të dështuar.
Ata thonin se asnjë nuk ishte plagosur në incident, i cili ishte shkaktuar nga një anomali që është ende nën hetim.
Një zëdhënës i SaxaVord tha: “Ky ishte një testim, dhe hetimet do të identifikojnë problemet para kalimit në fazën tjetër”, shkruan rrjeti TheSun.
Zyrtarët nuk dhanë më shumë detaje mbi objektivat apo fluturimet e misionit raketor, apo nëse projekti kishte qëllime civile apo ushtarake.
Top Channel