Arrestohet klientja ‘problematike’ që ndante shokët ofertën ‘ha sa të mundësh’ në restorantin në SHBA (fotot)

20/08/2024 21:47

Një kliente e një ‘fast-food-i’ në SHBA raportohet se është burgosur nga policia pas ankesave se ajo dhe miqtë e tavolinës po abuzonin me ofertën “ha sa të mundësh” që kishte bërë stabilimenti për klientët.

Mediat vendase thonin se 28 vjeçarja Shawneesha Cobbs, po darkonte në restorantin e qytetit Portage, Indiana, në fillim të muajit, kur keqkuptimi për ofertën duket se doli jashtë kontrolli, justifikohej policia në raport.

Oficerët u thirrën në restorant rreth orës 8:30 të mbrëmjes për “trazira verbale,” kur e akuzuara me shoqet e saj që po hanin “sa të mundnin” siç ofronte dyqani, po ulërinin dhe kërcënonin stafin e njerëzit e tjerë.

Cobbs dhe grupi i saj  — ku përfshiheshin dy të rritur dhe disa minorenë — i thanë policisë se kishin porositur një racion special “ha sa të mundësh” për të gjithë tavolinën e tyre, thuhej në raportin e policisë.

Por oferta me ulje çmimi— ku përfshiheshin pa limit krahë pule, brinjë, copa peshku dhe patate të skuqura, për vetëm $15.99 — ishte njoftuar një ditë më parë, dhe nuk ishte më e aplikueshme, sipas drejtuesve të restorantit ‘fast-food’.

Prandaj menaxheri i tha të rinjve se secili person duhet të paguante për ushqimin dhe u solli faturën për porosinë e zgjeruar.

Menaxheri dhe grupi i Cobbs nisën të debatonin për paratë dhe ushqimin, ndërsa klientët e tjerë thanë se menaxheri nisi të sillej “në mënyrë jo-profesionale”.

Ata debatonin se menuja nuk specifikonte se oferta ishte vetëm për një person, saktësohej në raportin e policisë.

Klientët e pakënaqur më pas i treguan menunë policisë ku oficerët pikasën fjalët “per çdo person,” saktësohej më tej në raportin e policisë për ngjarjen.

Teksa oficerët përpiqeshin të qetësonin Cobbs dhe shokët e shoqet e saj, disa klientë nisën të largoheshin nga restoranti duke lëshuar ofendime ndaj tavolinës së të dyshuarës.

Kështu që konflikti u rindez dhe Cobbs sipas raportit, nisi të fliste me ë të lartë e në mënyrë vulgare, duke shqetësuar dhe klientë të tjerë, shkruhej në raportin e arrestimit.

Një tjetër person kishte ndërhyrë për të qetësuar grupin por “kjo ishte e pamundur” thuhej në raport.

Pas disa paralajmërimesh nga policia, oficerët vendosën të arrrestojnë Cobbs për ‘prishje qetësie publike’ dhe e transportuan atë në burgun e Porter County.

Një nga shokët e të akuzuarës kishte kuptuar më pas se oferta e ushqimit pa limit ishte vetëm për një person dhe kishte paguar të gjithë faturën e restorantit.

Nuk është e qartë nëse Cobbs është liruar nga burgu prej atëherë, apo nëse, dhe kur duhet të paraqitet në gjyq për akuzën, shkruan rrjeti vendas ThePost.

FOTO GALERI
2/5
Por oferta me ulje çmimi— ku përfshiheshin pa limit krahë pule, brinjë, copa peshku dhe patate të skuqura, për vetëm $15.99 — ishte njoftuar një ditë më parë, dhe nuk ishte më e aplikueshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA