Agjencia e kreditimit shpall ‘falimentim të kufizuar’ të Ukrainës pas skadimit të afatit të pagesës më 1 gusht (fotot)

15/08/2024 18:02
Kryeqyteti Kiev

Agjencia e vlerësimit të kreditit financiar Fitch Ratings tha dje se ka ulur vlerësimin e Ukrainës në RD (falimentim i kufizuar/ restricted default) pas skadimit të afatit të fundit 10-ditor për pagesën e radhës të Eurobondit 2026 prej $750 milionë, më 1 gusht.

Zyrtarët e Fitch thanë se parlamenti i Ukrainës ka miratuar ndalimin e përkohshëm të pagesave të borxi të huaj deri në një marrëveshje ristrukturimi me kreditorët, ndërsa shtonte se më 9 gusht është kërkuar ristrukturim i borxhit të jashtëm të vendit prej rreth $19.7 miliardë në Eurobonde.

“Sipas pikëpamjes së Fitch, oferta e këmbimit të borxhit është në fakt një masë e dëshpëruar pasi kërkon reduktime materiale të interesit dhe zgjatje të kohës së maturimit”, thonin financierët, sipas agjencisë turke Anadolu.

Vlerësimi i Fitch ‘RD’ tregon dështim të pagesave të detyrimeve financiare, pa hyrë ende në procedurat e falimentimit, ndërsa paralajëmronte të tjera ulje të vlerësimit nëse nuk kryen pagesat e borxhit të jashtëm, të cilat diktojnë sjelljen e investitorëve apo të institucioneve financiare ndaj vendit.

Agjencia tjetër amerikane S&P Global kishte reduktuar vlerësimin e Ukrainës në falimentim ‘selektiv’ para një jave.

FOTO GALERI
3/3
Kryeqyteti Kiev

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA