FOTOT/ Pas ndarjes nga Chiara Ferragni, Fedez fotografohet në momente intime me një vajzë në një jaht

14/08/2024 21:17

Dyshja e njohur italiane Chiara Ferragni dhe Fedezi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre e duket se tashmë nuk ka më kthim pas, kjo pasi kanë nxjerrë në shitje pronat e tyre të përbashkëta si prsh vilën e ëndrrave, “Villa Matilda” në Como.

Chiara Ferragni duket se e ka lënë pas ndarjen nga Fedez dhe ka nisur një lidhje të re me mjekun Andrea Bisciotti. Lajmi vjen pak kohë pasi reperi Fedez u pa shumë pranë modeles franceze Garance Authiè, me të cilën u fotografua edhe i kapur për dore gjatë garës së Formula 1 në Monte Carlo.

Por duket se tashmë Fedez ka një partnere të re, pasi është fotografuar së fundmi në momente intime në në jaht me një vajzë brune. Identiteti i vajzës është zbuluar dhe bukuroshja quhet  Luna Shirin Rasia, 23 vjeçe dhe njihet si e dashura e fundit e Michele Merlo. Kjo është romanca e tretë e tij pas ndarjes nga Chiara Ferragni e nuk dihet nëse do të zgjasë.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA