Park prodhimi energjie diellore në fushën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë, Rama: Nga gangrenë plehrash në prodhim të gjelbër
13/08/2024 08:18
Në zonën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë vazhdon puna për ndërtimin e parkut të prodhimit të energjisë diellorem që do t’i shtohet prodhimit të gjelbër në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri. “Mirëmëngjes dhe me progresin e mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnjë, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjitik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook”.
Top Channel