Universitetet nisin sot vitin e ri akademik, rreth 20 mijë studentë regjistrohen për herë të parë
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë nis vitin akademik 2026–2027 me programe të reja studimi në Teknik Laboratori dhe Dermoestetikë, me rihapjen e programit të Doktoratës në Matematikë, me një dimension ndërkombëtar gjithnjë e më të konsoliduar me program të përbashkëta europiane dhe numër të konsiderueshëm studentësh ndërkombëtarë dhe një ofertë akademike që synon t’u përgjigjet më mirë nevojave të studentëve dhe tregut të punës.
Mbi 1500 studentë këtë vit bëhen për herë të parë pjesë e komunitetit universitar të Vlorës në të gjitha ciklet e studimit. Rreth 950 studentë në ciklin e parë të studimit, 540 studentë në ciklin e dytë dhe rreth 15 studentë të rinj doktorantë, duke e çuar numrit e përgjithshëm të të rinjve që studiojnë në UniVlora drejt 5000 studentëve.
Rritje të regjistrimit të studentëve edhe përtej kuotave të parashikuara kemi patur në programet e Juridikut, Infermieri Mamisë, Inxhinierive Mekanike dhe Elektrike.
Janë plotësuar kuotat për të hapur të gjitha programet që kanë qenë të hapura vitin e kaluar dhe këtë vit do të ofrohen edhe dy programe të reja në Fakultetin e Shëndetit, si dhe do të rihapet programi i Inxhinierisë Navale, që nuk regjistronte studentë prej vitesh.
Vëmendje e veçantë këtë vit i është kushtuar studentëve ndërkombëtarë. Universiteti ka zgjeruar ofertën e programeve në gjuhën angleze dhe ka ngritur procedura të posaçme për aplikimin, pranimin dhe mbështetjen e studentëve
Aktualisht janë në procedura për të përfunduar rregjistrimet për mbi 100 studentë ndërkombëtarë (Itali, Turqi, Indi) që kanë vendosur të ndjekin në UV programe si Nursing, Compiuter engineering, Navigacion, si dhe programet e përbashkëta europiane: Architecture for Heritage dhe Maritime Management.
Në Universitetin “Ismail Qemali” rreth 12% e programeve të studimit ofrohen tashmë në gjuhën angleze, ndërsa është zgjeruar oferta e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta me universitete partnere evropiane.
Top Channel