Trump refuzon përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës: Nuk më pëlqen fare, është e papranueshme 10/05 22:50
Një helikopter është përplasur me një hotel në Australi, ku për pasojë ka humbur jetën piloti.
Helikopteri i tyre u rrëzua në çatinë e hotelit, në qytetin verior të Queensland të Cairns.
Pas aksidentit zjarri “pushtoi” zonën, për këtë arsye hoteli evakuoi qindra persona.
Autoritetet raportuan se piloti vdiq në vendngjarje. Policia e Queensland dhe mbikëqyrësi i sigurisë së aviacionit po hetojnë rrethanat e rrëzimit, me kompaninë që jep me qira helikopterin duke thënë se ishte një fluturim “i paautorizuar”.
Rrugët përreth hotelit janë rrethuar dhe një situatë emergjente është shpallur nga policia.
Top Channel