FOTO/ Tragjedi me dy viktima! Shembet hoteli, disa persona të bllokuar nën rrënoja

07/08/2024 11:59

Një pjesë e një hoteli është shembur në Gjermaninë perëndimore, duke vrarë dy persona (një burrë dhe një grua) dhe duke lënë tetë të tjerë të bllokuar në rrënoja.

Një kat në hotelin Reichsschenke Zum Ritter Götz në Kroev, në perëndim të Frankfurtit, u shemb rreth orës 23:00 të së martës, tha policia në një deklaratë.

Nga 14 personat që ishin brenda në atë moment, pesë arritën të dilnin pa lëndime.

Të mërkurën herët në mëngjes, shërbimet e urgjencës kishin konstatuar se një person kishte vdekur, por ende nuk arritën të nxirrnin dot trupin nga rrënojat. Në atë moment, tetë persona besohej se ishin ende në ndërtesë, disa prej tyre të plagosur rëndë.

Më shumë se dy orë më vonë, autoritetet thanë se kishin shpëtuar dy gra, një burrë dhe një fëmijë 2-vjeçar, gjendja e të cilëve ishte e paqartë.

Banorët vendas njoftuan policinë për incidentin rreth orës 22:55 me orën lokale të së martës mbrëma.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin dëmtime në pjesën e pasme të hotelit “Reichsschenke Zum Ritter Götz”, me mbeturina në tokë. Ndërtesa daton në shekullin e 17-të.

“Disa njerëz mundën të largoheshin nga ndërtesa vetë dhe po kujdesen nga shërbimet e urgjencës dhe këshilltarët,” tha policia të mërkurën në mëngjes.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA