Mijëra njerëz kanë protestuar në disa qyteza të Serbisë kundër një projekti të gërmimit të litiumit, që qeveria e Beogradit ka nënshkruar së fundmi me Bashkimin Evropian.

Disa protesta u mbajtën njëkohësisht në qytetin perëndimor të Sabac dhe atyre qendrore Kraljevo, Arandjelovac, Ljig e Barajevo, pas të tjera protestave të ngjashme në Serbi javët e fundit.

BE thotë se marrëveshja e arritur këtë muaj për “materiale kritike si lëndë e parë” redukton varësinë e saj nga Kina dhe nxit Serbinë të afrohet më shumë me BE, megjithëse lidhjet e saj janë më të forta me Rusinë e Kinën. Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte së fundmi në një samit në Beograd.

Por marrëveshja është kritikuar ashpër nga grupe civile, mjedisore dhe opozitare të cilët theksojnë dëmet e pariparueshme në mjedis të një projekti që nuk ka përfitime për qytetarët.

Rezerva më e madhe e litiumit në Serbi do të shkatërrojë një luginë të tërë pjellore në perëndim të vendit, të pasur me ujë e toka bujqësore.

Grupi multinacional Rio Tinto ka nisur testimet prej disa vitesh në Serbi por pas opozicionit të gjerë ata kanë pezulluar aktivitetin.

Por këtë muaj gjykata kushtetuese e Serbisë vendosi rinisjen e aktivitetit të një projekti gjigant minerar të nisur nga kompania britaniko-australiane në luginën Jadar.

Pezullimi i saj ndodhi pas protestave masive në Beograd dhe qytete të tjera, me bllokime rrugësh në vitin 2021, për të kundërshtuar grupin Rio Tinto.

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka thënë se gërmimet nuk do të nisin para vitit 2028 dhe se qeveria do të kërkojë garanci mjedisore për aktivitetin.

Protestuesit e sotëm në qytezat serbe thonë se nuk kanë besim te qeveria dhe se nuk do të lejojnë nisjen e gërmimeve, shkruan rrjeti amerikan ABCNews.

“Ata po na zënë, tokat, lumet pyjet, bëjnë çdo gjë kunder interesit të qytetarëve,” tha aktivisti  Nebojsa Kovandzic në protestën e Kraljevo, teksa turma e qytetrëve brohoriste ‘Hajdutë, hajdutë’.

FOTO GALERI
3/3
Rezerva më e madhe e litiumit në Serbi do të shkatërrojë një luginë të tërë pjellore në perëndim të vendit, të pasur me ujë e toka bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA