Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste.

Joel, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, realizoi golin e fitores për skuadrën e Edlir Tetovës në duelin e parë të raundit të dytë në Conference League.

21-vjeçari shfrytëzoi një pasiguri të portierit vendas në minutën e 33’, duke shënuar një gol tepër të rëndësishëm.

Më pas Ilir Dabjani “show”. Portieri 23-vjeçar, i cili debutoi në kompeticionet europiane, kreu disa pritje fantastike duke dhënë kontribut të madh në suksesin e rrogozhinasve.

Në fund festë shqiptare në stadiumin “Vikingsvöllur”. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 1 gusht. Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 20:00.

Conference League/ Raundi i dytë

VIKINGUR-EGNATIA 0-1 (Joel 33′)

81′ Vendasit të rrezikshëm në luftën në ajër. Gjuan Gunnar Vatnhamar, topi kalon ngjitur me shtyllën…
78′ Zbritje e shpejtë e Egnatias. Aburrahman Fangaj hedh një top në zonë, gjuan jashtë Regi Lushkja.

72′ Përsëri Dabjani që shpëton Egnatian nga pësimi i golit. Fantastik 23-vjeçari në debutimin në Europë.

66′ Vikinguri në sulm. Mundësi e mirë për Danijel Djuric, i pakalueshëm Dabjani.

62′ Minuta të mira për skuadrën islandeze. Vendimtare ndërhyja e Albano Aleksit, i cili eviton një rrezik të madh në portën rrogozhinase.

55′ Kombinime të bukura mes lojtarëve të Vikingurit. Driblim fantastik i kapitenit Hansen, për t’u harruar gjuajtja e qendërsulmuesit danez. Shpëton Egnatia.

49′ Egnatia e fillon në sulm pjesën e dytë. Goditje e menjëhershme e Edison Ndrecës, mbrojtja vendase devijon në këndore.

40′ Vikinguri në kërkim të barazimit. Provon me kokë kapiteni Nikolaj Hansen, Ilir Dabjani pret në dy kohë.

33′ Pasiguri e portierit vendas, Joel përfiton dhe kalon Egnatian në avantazh.

14′ Sërish Egnatia, Albano Aleksi gjuan bukur nga larg, në gatishmëri portieri islandez.

13′ Provon Joel me të majtën, grushton në këndore portieri Ingvar Jonsson.

5′ Rreziku i parë në portën e kampionëve të Shqipërisë. Oliver Ekroth gjuan me kokë, pritje mjaft e bukur e Ilir Dabjanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA