Kreu i shtetit uron ditën e Pavarësisë, Bajram Begaj: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim 28/11 11:01
Mario Mitaj, mbrojtësi 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare është shumë pranë transferimit te skuadra arabe e Al Ittihad.
Mësohet se klubi saudit do t’i paguajë rusëve të Lokomotivës së Moskës shifrën e 5 milionë dollarëve për kartonin e shqiptarit, ndërsa ai do të ketë një rrogë afro 1.8 milionë dollarë në vit , përfshi edhe bonueset.
Te skuadra arabe 21-vjeçari Mitaj pritet të ketë shok skuadre Benzema, Fabinjon dhe Kantenë. Për Mitajn shfaqi interes edhe skuadra e Juventusit gjatë verës.
Marrëveshja paraprake është që transferimi të kryhet në janar, por situata mund të ndryshojë.
Top Channel