Po evakuonte pasagjerët nga anija me hantavirus në Tenerife/ Ndërron jetë në krye të detyrës oficeri spanjoll, dyshohet se pësoi atak në zemër Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se dëshiron të kandidojë për një mandat të dytë.
Këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës tradicionale për shtyp të qeverisë gjermane, para pushimeve verore.
Scholz u shpreh se partia që përfaqëson, “SPD është një parti shumë e bashkuar, të gjithë jemi të vendosur të hyjmë së bashku në fushatën e ardhshme zgjedhore dhe të fitojmë zgjedhjet e 28 shtatorit 2025”, “Do të kandidoj sërish për kancelar”, shtoi ai më pas, duke mos lënë asnjë dyshim për qëllimet e tij.
Vendimi i tij duket se nuk i ka kënaqur të gjithë, pasi sipas një sondazhi të institutit Forsa, vetëm një e treta e anëtarëve të Partisë Social Demokratike e mbështesin kandidaturën e dytë të Olaf Scholz për kancelar për zgjedhjet e ardhshme. Sipas të njëjtin sondazh, 33% e anëtarëve do të mbështesnin gjithashtu emërimin e ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius, ndërsa kreu i SPD Lars Klingbeil do të zgjidhej nga 8% e votuesve.
Megjithatë, Scholz ka deklaruar tashmë se synon të jetë sërish kandidat, ndërsa Pistorius ka bërë të qartë të kundërtën.
Gjatë konferencës në Berlin, kancelari gjerman komentoi edhe garën presidenciale në shtetet e bashkuara të amerikës, ku u shpreh se zëvendëspresidentja amerikane Kamala Herris e ka plotësisht të mundur të fitojë garën
Top Channel