Kreu grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi shprehu rezerva për vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka si dhe shpjegoi se ku do të gjendet zgjidhja.
Çuçi: Ne kemi vendosur ta zgjidhim këtë ngërç të krijuar me gjykatën kushtetuese që ti kërkojmë interpretim përfundimtar Komisionit të Venecias. Një opinion nga komisioni Venecias. Në gjykimin tonë gjykata kushtetuese ka tentuar të krijojë një norme të re kushtetuese gjë e cila nuk ia lejon vetë kushtetuta. Sepse gjykata kushtetuese nuk krijon norma të reja ligjore. Gjykata kushtetuese verifikon normat ekzistuese janë apo jo në përputhje me kushtetutën. Tani si mund ti imponohet një parlamenti me 140 deputetë të votojnë në një normë të caktuar nga një institucion që nuk është parlamenti i Shqipërisë. Mua si deputet kushtetuta më thotë që ti je i pavarur sepse të kanë deleguar sovranitetin njerëzit jam i pavarur në votën time. Jo vetëm që jam i pavarur por edhe nuk mbaj përgjegjësi në votën time. A do të duhet të imponohem unë nga një pjesë e gjykatës kushtetuese se janë 3 pjesë të kushtetueses që kanë mendim ndryshe për këtë çështje.
U shpreh me doza optimizmi kur komentoi, kryefjalën e politikës shqiptare këto ditë, reformën zgjedhore.
Çuçi: Grup i dialogut politik brenda Komisionit të Ligjeve për aktet me 3/5 ta, ka funksionuar e po vijon këto momente për Kodin Zgjedhor pas boshllëqeve të krijuara pas vendimit të Kushtetueses. Besoj në këto orë e ditë në vazhdim të ketë, një produkt më konkret. Le të shpresojmë në gjetjen e konsensusit. Përpjekjet janë bërë. Vendimi kushtetueses të jetësohet sa më korrekt.
Top Channel