A jeni i shqetësuar që shumë zyrtarë të lartë po hetohen nga SPAK? Rama: S’më vjen mirë nga ana njerëzore, por jam i vendosur që kjo betejë të vazhdojë pa kompromis
29/12 02:30
Klodiana Gjyzari, avokatja e cila përfaqësoi ish-kryeministrin Sali Berisha në seancën e GJKKO, pasi Genc Gjokutaj kishte probleme shëndetësore tha se SPAK pranoi t’i kalojë fashikujt në rrugë elektronike pa pagesë.
“Spak pranoi të na i kalojë fashikujt në rrugë elektronike dhe pa paguar shpenzimet gjyqësore”, tha ajo për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.
Gjykata nuk u shpreh për revokimin e masës së Berishës, i cili kërkon gjithashtu ndryshim mase.
Fashikujt që pritet t’i kalojnë avokates janë hetimet e kryera përgjatë këtyre dy muajve.
Seanca ndaj Berishës u shty dhe pritet të mbahet më 30 korrik.
Top Channel