Gjermania përgatitet për luftë: Tkurr ndihmën për Ukrainën, rrit buxhetin e mbrojtjes!

18/07/2024 13:01

Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, nga 8 miliardë euro në rreth 4 miliardë.

Këtë tregon draft buxheti i miratuar nga qeveria, i cili megjithatë i rrit ndjeshëm shpenzimet e vendit për mbrojtjen për vitin 2025 nga për 1.3 miliard euro në 53 miliardë euro.

Në këtë mënyrë, Berlini synon përmbushjen e objektivit të kërkuar nga NATO-s, që vendet anëtare të shpenzojmë 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje.

Buxheti pret tani dritën jeshile në parlament. Sipas ministrit gjerman të financave, fondet për Ukrainën “janë të sigurta për të ardhmen” për shkak të një skeme të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) për të krijuar një fond prej 50 miliardë dollarëve prej interesit të marrë nga asetet e ngrira ruse.

Gjermania është e dyta – pas Shteteve të Bashkuara – për ndihmën ushtarake që i ka ofruar Ukrainës që prej fillimit të pushtimit rus, më 2022.

Shkurtimi i fondeve nga ana e saj vjen në një kohë të rritjes së shqetësimeve në Ukrainë, por edhe në mesin e aleatëve evropianë që Shtetet e Bashkuara mund të ndalin tërësisht ndihmën, nëse kandidati i republikanëve, Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA