Tentativa për të vrarë Trump, Biden konferencë për shtyp: Hetimi i përket FBI-së, mos bëni supozime për motivin

14/07/2024 20:43

Presidenti Joe Biden u bëri thirrje njerëzve të mos bëjnë supozime dhe të “lënë FBI-në të bëjë punën e vet” pas tentativës për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.

Biden, i cili foli nga Shtëpia e Bardhë të dielën, qëndroi me zëvendëspresidenten Kamala Harris, Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland dhe Drejtorin e Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas.

Ai theksoi se “nuk kemi ende asnjë informacion për motivin e sulmuesit”, por se “e dimë se kush është ai”.

“I bëj thirrje të gjithëve… ju lutemi mos bëni supozime për motivet apo lidhjet e tij”, tha Biden. “Lëreni FBI-në të bëjë punën e tyre dhe agjencitë e tyre partnere të bëjnë punën e tyre.”

Ai tha se kishte udhëzuar hetimin, për të cilin tha se është në fazat e tij të hershme, të jetë “i plotë dhe i shpejtë” dhe tha se “hetuesit do të kenë çdo burim që u nevojitet për ta realizuar këtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA