Siçilia ‘pushtohet’ nga hiri dhe llava/ Shpërthejnë vullkanet Etna dhe Stromboli, pamjet mahnitëse

12/07/2024 16:37
Etna, i pare nga Giarre, Itali, 4 korrik 2024

Etna, një nga vullkanet më aktive në botë, ka qenë në aktivitet prej ditësh duke lëshuar llavë e hi në qiellin pranë Katanias në Siçili, ashtu si dhe vullkani më i vogël Stromboli që gjithashtu është në flakë në brigjet veriore të ishullit.

Etna, vullkani më i lartë në Evropë me rreth 3500 meta lartësi është në aktivitetet prej të paktën 24 orësh teksa imazhe spektakolare vinin krateri i tij më i madh, tha agjencia Reuters.

Aktiviteti sizmik ka shtyrë dhjetëra fluturime në aeroportin vendas drejt destinacioneve në Itali si Romë, Venecia, Pisa, Bergamo, Milano e Napoli.

‘Istituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia’ (INGV) të cilët studiojnë aktivitetin e Etna thanë se situata paraqitet e paqëndrueshme, dhe se një rritje graduale aktiviteti parashikohet gjithashtu për Stromboli, në kraterin Voragine.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA