Burri del në gjyq për vdekjen e nënës 23 vjeçare, të gjetur në binarët e trenit në Angli (fotot)

11/07/2024 15:24

Një nënë e re është gjetur e vdekur në binarët e linjës hekurudhore në veri të Anglisë disa orë pasi të zhdukej duke lënë të shtangur miqtë e familjarët.

23 vjeçarja Kiena Dawes, kishte lënë bijën e saj të vogël me një shoqe të ngushtë  më 22 korrik të vitit të shkuar ndërsa pas zhdukjes ishte klasifikuar si person i rrezikuar, prej shqetësimeve të mëparshme për mirëqenien e saj.

Tragjikisht trupi i vajzës u gjet në linjën hekurudhore të Lancashire ndërsa i njohuri i viktimës Ryan Wellings doli sot në gjyq për vrasje nga pakujdesia, për sjellje kontrolluese dhe lëndime trupore ndaj viktimës.

30-vjeçari refuzoi të pranojë akuzat ndërsa gjyqi eshte shtyre per ne nëntor.

Një operacion kërkimi kishte nisur për Kiena kur ajo i kishte dërguar një shoqeje mesazhin: “Shpresoj që jeta ime të shërbejë për të shpëtuar ndonjë tjetër, duke bërë që policia të veprojë më shpejt”.

Por megjithëse policia kishte targën e makinës së saj BMW e bardhë, trupi u gjet disa orë më vonë.

Kontrolli i brendshëm i policisë ka hetuar nëse oficerët kishin vepruar në kohë pas shqetësimeve për sigurinë e Kiena.

Zyrtarët kanë njoftuar për pezullimin e një oficeri për neglizencë dhe dy të tjerë janë akuzuar për abuzim me detyrën.

Pas vdekjes së Kiena, vëllai i saj Kynan i bënte homazhe “vajzës së mrekullueshme” që donte vetëm “një jetë të lumtur”.

Ai dënonte gjithashtu policinë e Lancashire duke thënë: “Ata e braktisën Kiena si kur ishte në jetë — ashtu dhe në momentet e saj të fundit.”

Policia nuk ka dhënë detaje për mënyrën e vdekjes teksa thotë se duhet të presë mbylljen e hetimeve të çështjes, shkruan rrjeti The Sun.

FOTO GALERI
2/5
Tragjikisht trupi i vajzës u gjet në linjën hekurudhore të Lancashire

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA