Ballonët me ajër të nxehtë ngrihet në festivalin më të madh të Evropës (fotot)

11/07/2024 21:27

Dhjetra ballonë me ajër të nxehtë ngriheshin sot në festivalin e përvitshëm evropian në Igualada në verilindje të Spanjës, pranë Barcelonës.

Rreth 25,000 spektatorë dhe mbi 50 ballonë nga e gjithë bota kishin ardhur në festivalin e mbajtur tashmë prej vitit 1997.

Disa nga ballonët pranonin pasagjerë ndërsa të tjerë kryenin fluturime kompetitive prej mëngjesit ,deri sa kushtet e përshtatshme të motit t’i lejonin.

Ballonët përdorin nxehtësinë për të bërë ajrin brenda tyre më të lehtë se ajri që i rrethon, dhe kjo i bën ata të fluturojnë.

Konkurruesit e festivalit bazohen në pikaverazhin e objektivave të caktuara nga gjykatësit dhe në fund të garës mund të fitojnë çmime prej 600 euro, shkruan Yahoo.com

Risia e festivalit të këtij viti duket se ishte baloni “Thuajse raketë”, me një kabinë të mbyllur që mund të fluturonte deri mbi 20 000 matra lartësi, dyfishi i avionëve komercialë.

Sipas rrjetit vendas Catalan News, objektivi këtij balloni ishte qe rrjedhimisht “të arrinte në hapësirë”.

Një tjetër veçanti e festivalit ishte “Les Nits de Llum” — që do të thotë “natë dritash” — ku ballonët e ngritur ndriçonin qiellin e natës për spektatorët.

Festivali i 28-të evropiani ballonëve këtë vit do të zhvillohet nga 11 deri më 14 korrik, shkruan rrjeti AFP. (Fotogaleria: AFP/ Yahoo.com)

FOTO GALERI
5/20
Konkurruesit e festivalit bazohen në pikaverazhin e objektivave të caktuara nga gjykatësit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA