 Ndahet nga jeta Fatos Nano, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një prej figurave politike që ka shënjuar 35 vitet postkomuniste
																		
					
					
					
						Ndahet nga jeta Fatos Nano, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një prej figurave politike që ka shënjuar 35 vitet postkomuniste						 
								
			Episod thuajse i pabesueshëm pas përfundimit të ndeshjes Spanjë-Francë.
Ndërsa lojtarët e De La Fuente ishin pranë tifozëve të tyre për të festuar kualifikimin në finalen e së dielës, një tifoz pushtoi fushën drejt lojtarëve spanjollë dhe u ndoq menjëherë nga personeli i sigurisë.
Njëri prej këtyre të fundit, megjithatë, rrëshqiti në fushë dhe rrëzoi Alvaro Moratën, i cili u ngrit me sa duket me dhimbje të mëdha dhe u kthye te shokët duke çaluar.
Sot në mëngjes (e mërkurë), Spanja u largua nga hoteli në Mynih dhe një Morata i buzëqeshur donte t’i qetësonte të gjithë për gjendjen e tij: “Jam mirë, fizikisht gjithçka është në rregull”, u tha ai gazetarëve të pranishëm. Më pas edhe sulmuesi spanjoll donte të bënte shaka për atë që ndodhi: “Ishte një karton i verdhë”.
De la Fuente mund të qetësohet tani: Morata do të jetë në gjendje të luajë në finale. Tani mbetet vetëm të kuptojmë se kush do të jetë kundërshtari i La Roja: mbrëmjen e sotme do të luhet gjysmëfinalja e dytë mes Holandës dhe Anglisë.
Top Channel