Skandali seksual në kampin e Kombëtares në Dortmund/ Publikohen detaje të reja, prokurorja tregon nëse u lëshua urdhër arresti

10/07/2024 23:23

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Dortmund, ku një mbikëqyrës shqiptar që ndodhej në kampin stërvitor që Kombëtarja po akomodohej pranë Dortmundit, dyshohet se ka përdhunuar një punonjëse.

Një përdhunim mund të ketë ndodhur në qendrën sportive Kaiserau gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, nis artikulli i medias gjermane Hellweger Anzeiger.

Ka ende shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me hetimin për një anëtar te stafit të kombëtares shqiptare.

Të hënën (7 korrik) u bë e ditur se prokuroria publike e Dortmundit po heton personin me shtetësi shqiptare.  I dyshuari thuhet se ka kryer “akte seksuale pa dëshire” ndaj një gruaje më 23 qershor. Mbetet e paqartë nëse ka eskaluar deri në përdhunim.

Një gjë është e qartë: incidenti ka ndodhur në qendrën sportive Kaiserau, kampi i skuadrës shqiptare gjatë Kampionatit Evropian.

Siç konfirmoi të hënën (8 korrik) zyra e prokurorit publik, i akuzuari shqiptar u largua nga vendi më 24 qershor, një ditë pasi autoriteti policor i qarkut Unna mori ne shqyrtim incidentin. Sipas informacioneve të Hellweger Anzeiger, skuadra shqiptare është larguar nga qendra e Kaiseraut vetëm më 26 qershor.

Prokurorja Sonja Frodermann pranon se nuk ka dijeni për detajet e largimit. “Për mendimin tim, largimi i hershëm nuk është një pranim faji,” shkruan ajo kur u pyet nga ekipi ynë redaktues. Po pse në sytë e tyre nuk kishte asnjë dyshim urgjent ndaj personit nga Shqipëria?  Sonja Frodermann sqaron rrethanat si më poshtë: “Një dyshim i fortë ngrihet vetëm nëse provat për një dënim janë shumë të qarta,” shpjegoi ajo.

“Në këtë rast, nuk u lëshua asnjë kërkesë për urdhër arresti, sepse nuk kishte dyshim urgjent (të arsyetuar) për vepër penale kundër personit,” tha Frodermann.

Në Gjermani diçka e tillë është e rëndësishme për gjyqësorin, sepse një dyshim i fortë për një vepër penale është shpesh parakushti bazë për lëshimin ose jo te një urdhër arresti apo nëse një gjykatës urdhëron paraburgim ose jo. Edhe nëse kjo ndodh, prezumimi i pafajësisë vlen deri në marrjen e një dënimi përfundimtar.

Vordermann e formulon çështjen e dyshimit për vepër penale në terma shumë juridikë: “Nuk ka dyshim për vepër penale sepse ende është e paqartë nëse i akuzuari subjektivisht e ka kuptuar mospasjen e vullnetit (dëshirës) nga ana e palës së dëmtuar”, thotë prokurorja publike.

Konkretisht: Nuk është sqaruar nëse i akuzuari e ka kuptuar se po vepronte kundër vullnetit të gruas apo jo. Mospasja e një dyshimi urgjent (te arsyetuar) do të thotë gjithashtu probabilitet i ulet për te dënuar personin”, thotë Sonja Frodermann. Kjo do të thotë se prokuroria publike vlerëson se shanset për ta akuzuar personin dhe për ta dënuar atë janë relativisht të ulëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA