Rriten regjistrimet në universitetin e Shkodrës, 953 studentë të rinj këtë vit të ri akademik
05/10/2026 10:10
Këtë vit akademik janë regjistruar 953 studentë të rinj, nga 870 që ishin regjistruar një vit më parë.
Pjesa më e madhe e tyre, 937 studentë, janë nga Shqipëria, ndërsa 16 studentë vijnë nga trojet shqipfolëse.
Në programet Bachelor, shkalla e plotësimit të kuotave arrin në 63%, ndërsa disa prej degëve kanë regjistruar interes të plotë nga studentët.
Degët e Mjekësisë dhe Edukimit Fizik dhe Sporteve kanë realizuar 100% të kuotave të përcaktuara.
Interes i lartë është shënuar edhe në degët e Drejtësisë dhe Informatikës, ku janë plotësuar më shumë se 80% e kuotave.
Në total, në të gjitha programet janë rreth 4000 studentë.
Top Channel