Sektori i prodhuesve të automjeteve BMW për Amerikën e Veriut ka njoftuar thirrjen në fabrikë të më shumë se 390,000 automjeteve, jastëkët e ajrit të të cilave thuhet se “mund të shpërthejnë”.
Kompania njoftonte se jastëkët e ajrit mund të shpërthejnë gjatë dislokimit të tyre të emergjencës dhe të shkaktojnë plagosje apo vdekje të pasagjerëve.
Timoni i makinës gjithashtu mund të zëvendësohet me model sportiv M-sport, që kanë jastëkë ajri model Takata, tha agjencia.
Shpërthimi i jastëkut të ajrit mund të bëjë që fragmentet të godasin shoferin ose pasagjerë të automjetit.
BMW shtonte se nuk ka marrë raportime për aksidente ose plagosje në SHBA në lidhje me çështjen, por tërheqja e mjeteve bëhet për arsye sigurie, sipas raportit.
Zyrtarët njoftonin se mjetet e thirrura në fabrikë përfshijnë modelet 2006-2011 3 Series Sedan (324i, 325i, 325xi, 328i, 328xi, 330i, 330xi, 335i, 335xi), 2006-2012 3 Series Sportswagon (325xi, 328i, 328xi), dhe 2009-2011 3 Series Sedan (335d).
Shitësit e mjeteve BMW duhet të inspektojnë dhe të zëvendësojnë modulin e jastëkëve të ajrit falas nëse është e nevojshme, shtohej në njoftim.
Top Channel