FOTO/ Pasi e tradhtoi disa herë, Neymar ribashkohet me ish-partneren disa ditë pasi u bë baba me modelen

09/07/2024 18:56

Neymar dhe Bruna Biancardi janë rikthyer zyrtarisht bashkë, 8 muaj pas ndarjes së tyre të bujshme.

Ata të dy janë fotografuar në një koncert në Sao Paulo, ku dukeshin më të dashuruar të kurrë, teksa i dhuronin puthje njëri-tjetrit.

Ata u ndanë në nëntor të vitit 2023, vetëm disa ditë përpara se Bruna të lindte vajzën e tyre, kjo për shkak të tradhtive të njëpasnjëshme të futbollistit me modele të ndryshme.

Së fundmi, është zbuluar dhe nga testi i ADN-së se Neymar është bërë baba për herë të tretë, pasi u konfirmua se vajza e modeles Amanda Kimberly është gjithashtu vajza e yllit brazilian.

Gjithsesi kjo gjë duket se nuk e ka penguar Bruna Biancardin që të rikthehet me Neymar, teksa duket se dashuria e tyre nuk është shuar kurrë.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA