Modelja e “Onlyfans”, Mikaela Lafuente ka publikuar mesazhet që artisti i njohur, Kanye West ka dërguar drejt saj.
22-vjeçarja i quan të papranueshme këto mesazhe, pasi Ye është tashmë i martuar me modelen, Bianca Censori.
Në mesazhe, shihej se Kanye pyet Mikaelën “Je kthyer në Kali (Kalifornia)?” dhe pasi ajo i përgjigjet po, artisti i shkruan: “Doja të shihja nëse ti doje të vije dhe të dëgjonim albumin e ri”.
Këto mesazhe u postuan dhe nga i dashuri i modeles, influencuesin e TikTok, Bryce Hall. Në mesazhe shihej se pasi Mikaela e refuzon, Kanye fshin mesazhet që i kishte dërguar.
“Unë nuk mendoj se është e pranueshme t’u dërgosh mesazhe grave të tjera kur je i martuar. Nuk është e pranueshme dhe është diçka që unë do të qëndroja pas përgjithmonë”, tha ajo vendosmërisht.
Top Channel