Gjykata e Durrësit dha masat për 15 të ndaluarit e policisë në kuadër të operacionit “Summer” që u zhvillua një ditë më parë.
Gjyqtar Shkëlzen Liçaj vendosi që katër persona t’i lejë në burg u lanë arrest në burg, 7 në arrest shtëpie dhe 4 në detyrim paraqitjeje, sipas korrespodentes së Top Channel, Vali Qyrfyçi.
Vendimet:
Durim Meta, arrest në shtëpi
Florian Demiri, arrest në shtëpi
Flamur Tare, arrest në shtëpi
Diamant Shkina, detyrim paraqitjeje
Sadik Lako, arrest në shtëpi
Rustem Kolgjini, arrest në shtëpi
Zamir Hoxha, arrest në burg
Mariglen Lisi, arrest në shtëpi
Saimir Sina, arrest në shtëpi
Klodian Sehiti, arrest në burg
Mateos Jeshili, detyrim paraqitjeje
Ergert Patlli, detyrim paraqitjeje
Gerald Taraj, detyrim paraqitjeje
27-vjeçari Xhuliano Xhaferi, kamarier në lokalin në Gji të Lalëzit që ka marrë përsipër posedimin e 3,8 gr kokainë dhe 150 gr kanabis që u gjetën në dhomën e tij të fjetjes në lokal u la arrest në burg.
Mehmet Meta, arrest në burg.
53-vjeçari Durim Meta, baba i 9 të fëmijëve, i kapur me 4 episode shitjeje droge, u la arrest në shtëpi. Ndërsa i biri Mehmet Meta që mori përsipër posedimin e pistoletës që u gjet në shtëpinë e të atit në çastin e kontrollit, u la arrest në burg, ndonëse në seancë mohoi që arma të ishte e vetja.
Top Channel