Protestë kundër gurores/ Banorët denoncojnë ndotjen dhe rrugët e dëmtuara, kompania premton asfaltim
09/09/2026 12:16
Banorët e fshatit Letan, në Bashkinë e Elbasanit, kanë protestuar këtë të mërkurë për shkak të ndotjes së mjedisit dhe dëmtimit të infrastrukturës rrugore, që sipas tyre shkaktohen nga aktiviteti i një guroreje në zonë.
Prej më shumë se dy vitesh, firma ushtron aktivitetin pranë zonës së banuar, ndërsa banorët e konsiderojnë të lartë nivelin e ndotjes së shkaktuar nga pluhuri.
Banorët paralajmërojnë se, nëse aktiviteti nuk ndërpritet dhe problematika nuk merr zgjidhje, protestat do të përshkallëzohen.
Ndërkohë në reagimin e saj kompania që shfrytëzon guroren është shprehur se do të asfaltojë rrugën e fshatit Letan për të ulur nivelin e ndotjes në zonë.
Top Channel