“Ai blen Rolex dhe diamante, kurse unë s’kam me çfarë ushqej fëmijët”, deklarata shokuese e aktores për ish-bashkëshortin

04/07/2024 16:59

Ndarja e aktores Alice Evans nga aktori Ioan Gruffudd, ka marrë një tjetër kthesë shokuese, pasi ajo akuzoi ish-bashkëshortin e saj se nuk ka paguar asnjë mbështetje për fëmijët që nga maji.

Ajo pretendon se është në gjendje të keqe financiare, saqë nuk mund të paguajë dot as për fëmijët e saj, teksa Gruffudd vijon turin për filmin “Bad Boys: Ride or Die”.

“Daily Mail” ka zbuluar dosjet me dëshminë e Evans në gjyqin për divorcin nga aktori 50-vjeçar.

“Ioan nuk i ka telefonuar fëmijëve apo nuk u ka kthyer mesazhet e tyre që nga maji i vitit 2023”, thotë Evans. Ajo shton: “Fëmijët kanë mbetur në harresë dhe janë krejtësisht të hutuar se kur ose nëse do ta shohin sërish të atin”.

“Ndërsa unë po mundohem të vendos ushqimin në tavolinë për fëmijët, Ioan po bën xhiro nëpër botë, blen Rolex dhe unaza të shtrenjta për të fejuarën e tij”, shprehet Evans në dokumente.

Pas ndarjes nga Alice, Ioan u lidh me Bianca Wallace, teksa para disa muajsh njoftuan se do të martoheshin.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA