SHBA dëbon 100 emigrantë kinezë në shfaqjen e rrallë të deportimit masiv (fotot)

03/07/2024 16:43

SHBA njoftoi sot se ka kthyer në Kinë 116 emigrantë në fluturimin më të madh të porositur në pesë vjet, dhe thotë se masa të tilla “do të vijojnë”.

“Ne do të vijojmë të zbatojmë ligjet tona të emigracionit për largimin e individëve që nuk kanë bazë ligjore të qëndrojnë në SHBA”, tha sekretari i sigurisë së brendshme Alejandro Mayorkas në një deklaratë.

Ai shtonte se fluturimi u realizua në fundjavë dhe vjen mes debatit të ashpër politik të zgjedhjeve dhe të emigracionit, edhe pse jo atij nga Kina por i miliona emigrantëve latinë e të tjerë që hyjnë lirshëm në SHBA nga kufiri me Meksikën.

Departamenti shtonte se po bashkëpunonte me Kinën për “reduktimin e emigracionit ilegal dhe të trafikut njerëzor me anë të zgjerimit të përpjekjeve të rendit, por nuk i përgjigjej pyetjeve se sa kohë kishin që gjendeshin në SHBA emigrantët e larguar së fundmi.

The Guardian shkruan se SHBA e ka pasur të vështirë të largojë kinezët e jashtëligjshëm pasi dhe Kina refuzon t’i pranojë.

Ndërsa prej vitit të kaluar numri kinezëve që hyjnë në SHBA nga kufiri jugor me Meksikën është shumëfishuar.

Zyrtarët kufitarë thonë se 37,000 shtetas kinezë kanë hyrë nga kufiri jugor në 2023, 10 herë më shumë se vitin pararendës.

Në fillim të këtij viti u raportua për një avion nga SHBA që solli në qytetin verior kinez  Shenyang një numër të vogël refugjatësh, sipas grupit të ndjekjes së deportimeve Thomas Cartëright of Witness.

Zyrtarët amerikanë nuk tregonin numrin e pasagjerëve të fluturimit të 30 marsit por avioni vogël Gulfstream V ka kapacitet prej vetëm 14 pasagjerësh.

Më herët SHBA njoftonte se do të punonte për mbylljen e rrugëve të përdorura nga trafikantët kinezë që sjellin refugjatët nga kufiri jugor.

Ekuadori kërkon tashmë viza për kinezët që hyjnë në vend pas ngritjes së shqetësimeve nga SHBA se ishte kthyer në pikën e nisjes së valës së emigrantëve drejt veriut./TheGuardian/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA