LIVE/ Dita e 34-të e tubimit! “Lironi çunat, vëllezërit tanë”, protestuesit pozicionohen te komisariati nr. 3, aty ku ndodhen të arrestuarit 03/07 22:47
Studiuesja Alda Bardhyli e ftuar në “Top Story, në një episod kushtuar shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, i cili humbi jetën më 1 korrik, e cilëson atë si një figurë madhështore.
Gjithashtu studiuesja tregon se kolosi i letrave shqip ishte i dashur me njerëzit dhe ishte mirënjohës që ata shprehnin pëlqim ndaj tij, duke takuar njerëz të ndryshëm në Tiranë edhe në ditët e fundit të jetës.
“Kisha mundësi që bashkë me të, të dilnim diku dhe kam parë një adhurim të madh të të rinjve. Ishte i vëmendshëm ndaj çdo njeriu që e takonte, ishte mirënjohës dhe e pëlqente adhurimin që kishin për të. Ai ishte i vetëdijshëm për forcën dhe madhëtinë që kishte”, tha Bardhyli.
Top Channel