Enigma e madhe e Kadaresë, si i rezistoi kohës? Preç Zogaj: Në veprat e tij frymon liria, del nga skema e metodës së realizmit socialist

03/07/2024 19:57

Analisti dhe shkrimtari Preç Zogaj, i ftuar në “Top Talk”, duke folur për Ismail Kadarenë, letrarin e madh shqiptar që humbi jetën më 1 korrik, tregoi enigmën e madhe të tij, si shkrimtari që i rezistoi kohës.

Zogaj e nis duke folur për vitin 1990, një periudhë të cilën ai e cilëson Shqipërinë si një ‘rrethim prej xhami, ku e gjithë bota kishte kthyer sytë’, dhe një periudhë që Kadare foli dhe ngriti zërin, se çfarë duhet të bëjmë, duke u përballur kështu me regjimin.

“Shqipëria kishte ngelur guri i fundit i dominosë në këtë ndryshimin e madh që kishte ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në gjithë lindjen ish-komuniste, papritur në vitin 1990, pasi të gjithë vendet e tjera ndryshuan sistemin politik dhe përshtatën atë demokratik, Shqipëria ngeli vetëm dhe tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. U duk sikur ishte në një rrethim prej xhami dhe gjithë bota kisthte kthyer sytë nga ajo.

Në këtë përiudhë kishte një ngërç në gjithë diskutimin që bëhej se çfarë duhet të bëjmë. Kadare bëri këtë akt, që është akt kurajoz dhe politik dhe që ndikoi pozitiv. Çliroi guxim dhe kurajo. Nuk e harroj që në konferencën e letrarëve në Korçë, pas largimit të Kadaresë, 500 delegatë janë ngritur dhe kanë brohoritur emrin e tij,  në praninë e sekretarit të Komitetit Qendror të partisë, të asaj kohe. Emrin e një të arratisuri që nuk kishte ndodhur kurrë. Kadare çliroi aktin e kurajos për t’u përballur me regjimin”, u shpreh Zogaj.

Analisti e konsideron kolosin e letrave shqiptare si një shkrimtar që del nga metoda e realizmit socialist të kohës, i cili në veprat e tij ka kushtuar rëndësi rrënjëve të identitetit tonë dhe krijoi një letërsi që i reziston kohës.

“Enigma e Kadaresë përfshinë përiudhën e komunizmit, kemi të bëjmë me një fenomen që nuk e gjenë të ngjashmen e tij me vende tiranike. Në Shqipëri çdo shenjë disidencë është ndëshkuar me izolim, burgim. Nga kjo pikëpamje, Kadare vjen si një shkrimtar që realizohet në pjesën më të madhe të veprës së tij, si një shkrimtar që del plotësisht nga skema e metodës së realizmit socialist të kohës. Krijon një letërsi që ka një haprisë brenda saj që frymon liria.

Sjell në veprën e tij disa tema që shkojnë në rrënjët e identitit tonë, para osman dhe para komunist, që është Arbëria në lidhje të ngushta krushqie apo ekonomie me vendet e Përendimiit. E gjeti mënyrën të krijojë letëri të madhe duke qëndruar këtu. Nuk ka shumë përgjigje për pyetje si të sillemi me tirani.  E treta është disiplina e brendshme e një shkrimtari që të zhvilloi dhuntinë e tij dhe të prodhojë një letërsi që i reziston kohës”, tha Zogaj.

Top Channel