Skandali në Spitalin Onkologjik/ Pacientja përballet me mjeken Alketa Pere: Shkova për trajtim, më tha mungon ilaçi. Do e denoncoj

02/07/2024 22:02

Një paciente e cila shprehet se është ndjekur nga Alketa Imeri Pere është ballafaquar me mjeken në “Top Story”.

Pacientja tha se në spital nuk i është dhënë ilaçi për sëmundjen e rëndë që kurohej, e teksa shton se do të bëjë denoncim për mjeken.

Pacientja: Kur shkova të kurohesh më tha mungon ilaçi i kuq.

Alketa Pere: Ti e di që ka mungesa

Pacientja: Jo ilaçi ishte

Arjan Curri: Doktoresha ju ka kërkuar lek?

Pacientja: Doktoresha e ka ditur se çfarë punë bëja unë (police) dhe ia kam treguar përballë.

Arjan Curri: Pse nuk i bëtë një kallëzim penal?

Pacientja: I shkrova kryeministrit.

Arjan Curri: Duhet të bënit kallëzim penal.

Pacientja: Do ti bëj tani kallëzim penal.

Top Channel