Firmosi kartelën e pacientit në spitalin privat, mjekja Alketa Pere: Isha e traumatizuar nga burri, nuk më duket gjë

02/07/2024 21:37

Mjekja e pezulluar nga puna pas skandalit në Spitalin Onkologjik, Alketa Imeri Pere, tregoi në “Top Story” për sëmundjen e bashkëshortit të saj.

Pere tha se e ka firmosur dosjen e pacientit në spitalin privat “Megis” në ngarkesë për shkak të gjendjes shëndetësore të partnerit të saj.

Alketa Pere: Burri im vuan nga një sëmundje kronike, në Onkologjik e kemi detyrim, nuk kam firmosur, kam bërë vetëm një shënim, prokuroria le ta vërtetojë, është absolute ajo gjë nuk ka vend për t’u sqaruar. E kemi të detyrueshme të ofrojmë mentorship. Unë qëllova aty, unë nuk e njoh fare pacienten.

Alma Demiraj: Pse e firmose kartelën me emrin e spitalit privat “Megis”?

Alketa Pere: Mund të isha e traumatizuar nga burri im

Alma Demiraj: Si mund ta bësh këtë?

Alketa Pere: Nuk më duket ndonjë gjë për tu diskutuar.

Alma Demiraj: Jeni apo jo e punësuar nga “Megis”?

Alketa Pere: Jo.

 

Top Channel