Moment i veçantë, i fiksuar edhe nga kamerat e UEFA-s, në përfundim të takimit mes Portugalisë dhe Gjeorgjisë, në raundit e tretë të ndeshjeve në grupe, e përfunduar 2-0 për gjeorgjianët.
Sa gjyqtari vërshëlleu për përfundimin e takimit, i gjithë stoli i Gjeorgjisë shpërtheu nga gëzimi dhe u nis drejt fushës për festuar me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa “ylli” i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, pas nxitimit të momentit, si të gjithë shokët e tij, u ndal dhe iu afrua Cristiano Ronaldos, me të cilin shkëmbeu disa fjalë.
Me siguri, lojtari më i mirë i Gjeorgjisë ka marrë përgëzime nga CR7, por edhe ka prenotuar fanellën e tij, pasi para ndeshjes ishte shprehur:
“Unë nuk jam në ankth. Por kjo është diçka për të cilën kam ëndërruar, duke luajtur kundër Ronaldos. Ronaldo nuk luan më në Evropë, por ai është në grupin tonë dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. Shpresoj të dal nga kjo ndeshje me fanellën e Ronaldos, shpresoj që ai ta ma japë mua”.
Top Channel