BBC: Loja e rrezikshme e zgjedhjeve të Macron, vë në tryezë demokracinë franceze

26/06/2024 15:31

Rrjeti britanik BBC shkruan se tensionet politike ashtu si çeshtje të tjera sociale të viteve të fundit kanë përçarë miq e fmailjarë.

Dy vende evropiane po i afrohen zgjedhjeve të thirrura papritur e pa paralajmëruar, dhe të dyja këto qeveri pritet të bien.

Megjthse britanikët po shkojnë në zgjedhje të papritura për vete, ekspertët atje thonë se nuk duhen bërë paralelizma me Francën pasi sipas BBC, te e dyta nuk luhet vetëm fati i qeverisë por dhe i sistemit politik.

“Situatat janë të ndryshme,” thotë gazetari i vjetër francez Nicolas Baverez. “Në Britani ju duket se jeni në fund të një cikli politik, prandaj ishte e arsyeshme që Sunak të shpallte zgjedhjet e parakohshme, ndërsa në Francë duket se ne po hyjmë në territor të panjohur”.

Macron habiti vendin dy javë më parë kur thirri zgjedhjet pas humbjeve në zgjedhjet e parlamentit evropian ndaj të djathtës ekstreme.

Ai dhe ekspertët e tij duket se mendonin se zgjedhjet e papritura do të zinin votuesit në befasi duke i larguar nga ‘flirtimi’ me ekstremet e politikës, dhe ndoshta duke u rikthyer te maxhoranca centriste.

Por tashmë një javë para zgjedhjeve këto llogaritje nuk duket se ishin korrekte pasi Fronti Kombëtar kryeson në sondazhe dhe e dyta renditet aleanca e ekstremit të majtë Franca e Papërkulur (LFI).

Baverez thotë se rreziku është i trefishtë: së pari kriza e borxhit kombëtar pasi tregjet do të refuzojnë qeverinë e mundshme të djathtë franceze, siç kishte ndodhur me qeverinë e shkurtër të kryeministres britanike Liz Truss.

Së dyti mund të jetë dhuna në rrugë dhe së treti shembja e mundshme institucionale.

“Republika jonë aktuale ishte supozuar të përballoten krizat, por ne jemi në gjendje shumë të paqëndrueshme, qytetarët janë të humbur sepse presidenti duket i humbur dhe kjo soli ndarjen me institucionet”, thotë eksperti.

“Njerëzit janë të zemëruar e të zhgënjyer pasi ka dhe politikanë që bëjnë thirrje për dhunë, kjo duket si manipulim”.

Macron duket se ka përmendur vetë mundësinë e një ‘konflikti civil’, duke argumentuar se kjo mund të jetë konkluzioni politikave të së majtës apo të djathtës ekstreme, sipas fjalëve të tij  të hënën.

Kjo është interpretuar si një tentativë për të trembur votuesit për të refuzuar ekstremet, por sipas Baverez është thellësisht e gabuar.

Lideri i Frontit te djathte Jordan Bardella

“Është e rrezikshme që ai të përdorë fjalë të tilla, duke përdorur frikën për të shpëtuar pushtetin e tij. Në një demokraci, kur tenton të përdorësh frikën, nxit dhunën”, tha ai.

Ministri i brendshëm i Macron, Gérald Darmanin tha se autoritetet po punojnë pas sinjalizimeve për protesta të mundshme të dhunshme, gjatë nisjes së zgjedhjeve.

BBC shkruan se skenari më i keq do të ishte thirrja për dhunë nga e majta ekstreme në rast të fitores së të djathtës.

Aleanca e majtë LFI ka mbështetje të gjerë në periferi, dhe në fushata ka folur në mbrojtje të popullit të Gazës.

Destabilizimi i mundshëm mund të prekë Lojrat Olimpike të Parisit që vijnë tre javë pas votës, çka nuk duket se është marrë parasysh nga presidenti.

Baverez shton më tej: “Franca po kalon një moment populist. SHBA e Britania kanë patur momente si këto dhjetë vjet më parë, por asokohe Franca rezistoi prej forcës së institucioneve, si dhe prej mbrojtjes së euros. Duke qenë në zonën euro qeveritë mund të bënin atë që bëjnë përherë, të blenin paqen sociale me anë të borxheve, por kjo duket se ka marrë fend tashmë. //BBC//

FOTO GALERI
1/3
Aleanca e majtë LFI ka mbështetje të gjerë në periferi, dhe në fushata ka folur në mbrojtje të popullit të Gazës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA