U zemërua me pyetjen dhe iu kthye keq gjatë konferencës, Spalleti kupton gabimin! I kërkon falje gazetarit përmes një telefonate

25/06/2024 14:41

Pas ndeshjes Kroacisë me Italinë, ku dolën 1-1, trajneri i italian Spalleti ka dalë në një konferencë për shtyp, ku u duk mjaft i zemëruar dhe i pakënaqur.

Zemërimi i tij u shtua edhe më tepër kur një gazetar e pyeti atë formacioni i tij 3-5-2 ishte rezultat i një pakti me lojtarët e tij.

Ai nuk e përmbajti veten dhe iu kthye me një ton të ashpër duke i përmendur moshën gazetarit dhe duke mohuar deklaratën e këtij të fundit. Pavarësisht se gazetari këmbënguli që pyetja e tij u keqkuptua, Spalleti vazhdoi ta sulmonte me fjalë. “Çfarë do të thuash me pakt? Unë mendoj se jua kanë thënë këtë”, tha Spalletti, përpara se të pyeste gazetarin për moshën e tij.

“Çfarë mendoni ju? Sa vjeç jeni? 51? Pra, ju keni ende 14 vite para se të arrini në moshën 65 vjeç. Unë jam 65. Unë flas me lojtarët. Më duhet të dëgjoj me veshët e tyre dhe të shoh me sytë e tyre, cili është problemi”, u përgjigj ai.

“Çfarë lloj pyetjeje është, po sikur të eliminohemi? A kam frikë? Nga se kam frikë? Përndryshe do të kisha ardhur këtu si ju djema dhe do t’i shikoja ndeshjet,” tha Spalletti.

“Unë do të kisha bërë një punë tjetër. Unë njoh kaq shumë njerëz që do të më kishin dhënë një biletë falas. Është e natyrshme që ka presion dhe përgjegjësi, por ne shkojmë atje për të luajtur. Por mos pretendoni se kjo është licenca juaj poetike, kjo është vetëm një dobësi e atyre që nxjerrin gjëra. Ka një ambient të brendshëm dhe të jashtëm dhe nëse në mjedisin e brendshëm ka nga ata që flasin për gjëra jashtë, është dikush që dëmton kombëtaren. Kam bërë tezën time në Coverciano në 3-5-2. Do t’ju lë ta shihni më vonë, kështu që është e natyrshme që të flas me lojtarët”, u shpreh Spalletti i inatosur.

Pasi përfundoi konferenca, mesa duket trajneri e kuptoi se reagimi i tij ishte i tepërt dhe në orën 2:00 të natës e ka telefonuar gazetarin Ricci sipas medias italiane Il Sole 24 ore, për të sheshuar këtë situatë dhe për ta mbyllur në paqe.

Në këtë telefonatë Spalletti i kërkoi falje për tonin e tij të zërit dhe për thënien e disa fjalëve të cilat ishin të tepërta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA