Top Arena/ Këngë me Luiz Ejllin? Nita Latifi tregon të vërtetat mbi çiftin më të përfolur: Kur lindi Kiara unë…

25/06/2024 08:33

Nita Latifi ka qenë e ftuar në “Top Arena” në Top Channel, ku është pyetur nëse është e vërtetë që do bëjë një këngë me Luiz Ejllin.

Ajo shprehet se Luizi i pëlqen shumë si artist dhe do donte shumë që të kishte një bashkëpunim me të, por deri më tani nuk e kanë diskutuar një gjë të tillë. Përsa i përket nëse e ka uruar Kiarën kur ka lindur, Nita shprehet se me Kiarën shkëmben gjithmonë mesazhe në raste festash e ditë gëzimesh.

Alesia Bami: A është e vërtetë që ti dhe Luiz Ejlli do publikoni një këngë së bashku?

Nita: Jo nuk është e vërtetë, por kam shumë qejf sepse zëri i Luizit më pëlqen shumë edhe ndër vite e kam përcjellë si artist, në përformancat që ai ka pasur ndër vite, kështu që do kisha qejf, por jo.

Alesia Bami: A është e vërtetë që nuk e ke uruar Kiarën kur u bë nënë?

Nita: Jo nuk është e vërtetë, me Kiarën zakonisht urohemi në festa, në ditë të mira, në gëzime dhe shpresoj që ashtu qoftë gjithmonë. Nuk është e vërtetë, e kam uruar.

Alesia Bami: A është e vërtetë që do kthehesh vitin tjetër në BBV si banore?

Nita: Nuk kam marrë ftesë, por nëse marr ndoshta do e kisha parasysh. Ajo shtëpi nuk është e lehtë të qëndrosh brenda, por të shikon shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA