VIDEO/ Festë që vetëm shqiptarët dinë ta bëjnë! Tifozët e “djegin” në Düsseldorf me daulle, spanjollët bëjnë paradë të veshur me fustane

24/06/2024 14:48

Sot luhet ndeshja historike Shqipëri-Spanjë në Gjermani!

Një ndeshje kjo që do sjellë emocione të forta për çdo shqiptar. Edhe pse përballë kemi një nga skuadrat më të forta në botë, shpresa për tifozët shqiptarë vdes e fundit.

Të organizuar ata po festojnë me brohoritje dhe duartrokitje për këtë ndeshje, ku me siguri futbollistëve tanë të Kombëtares kjo  do i shërbejë si një motivim për të dhënë maksimumin e tyre në ndeshjen që fillon në orën 21:00.

Sot i gjithë Düsseldorfi është veshur kuqezi nga tifozët e shumtë shqiptarë që mezi po e presin këtë ndeshje. Shqiptarët duket se kanë pushtuar qytetin gjerman i cili është kthyer i gjithi kuq e zi, ndërkohë që dëgjohen këngë, daulle dhe kërcehen valle shqiptare. Përveç festimeve të shqiptarëve, nuk mungon as festa e tifozëve spanjollëve të cilët kanë dalë paradë të veshur me kostumet e tyre tradicionale, ku më shumë në sy bien disa burra spanjollë të veshur me fustane.

Top Channel